Rita mund sëmundjen, merr pjesë në premierën e filmit ‘Fifty Shades Freed’

Sonte në Paris është dhënë premiera e filmit ‘Fifty Shades Freed’.

ShowBiz

06/02/2018 21:19

E në këtë premier është dashur të marrë pjesë edhe këngëtarja Rita Ora, pasi kënga e saj me Liam, ‘For You’ është kolona zanore e filmit, shkruan lajmi.net

Mirëpo, pak para premierës, Rita tha se kishte ca probleme shëndetësore dhe uronte që të mund të shkonte në premierë.

E mira është se këngëtarja ia arriti.

Ajo në Instagram ka publikuar disa foto të shkëputura nga tapeti i kuq ku këngëtarja shkëlqeu me të bardha.

E veshur kokë e këmbë Rita dukej tejet elegante.

Fotove këngëtarja ia la edhe një shkrim ku tha se është e nderuar që kënga e saj u bë kolonë zanore e këtij filmi dhe se kjo ka qenë ëndrra e saj e kahmotshme!/Lajmi.net/