Rita merr propozim për martesë në fillim të konferencës

Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora po qëndron në Kosovë.

ShowBiz

17/02/2018 15:52

Pak minuta më parë, ka përfunduar konferenca e saj dhënë medieve, ndërsa që në fillim ajo është befasuar nga një veprim, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka marrë propozim për martesë nga një gazetar, i cili në momentin kur ajo po priste pyetje ai iu drejtua “A martohesh me mua?”.

Duke qeshur, Rita ia ktheu “Nuk e di, do të  mendoj veç pak, ndoshta duhet të  kemi një  takim së  pari, po bëj  shaka”.

Gazetari që i propozoi Ritës martesë është Fisnik Zymi.

Në  konferencë, Rita foli për arritjen e saj deri këtu ku është, artistet tjera që po na bëjnë krenare: Dua Lipa dhe Bebe Rexha, si dhe për Kosovën në përgjithësi. /Lajmi.net/