Rita me stil

Ajo së fundmi e ka luajtur rolin e Mias, motrës së Christian Grey, në filmin ‘Fifty Shades Of Grey’. Dhe, duket se roli i Rita Orës ka filluar të ndikojë edhe në mënyrën e veshjes së saj. 23 vjeçarja e shijoi një natë jashtë Londrës të shtunën mbrëma e veshur me një fustan të shkurtër…

ShowBiz

06/01/2014 06:36

Ajo së fundmi e ka luajtur rolin e Mias, motrës së Christian Grey, në filmin ‘Fifty Shades Of Grey’. Dhe, duket se roli i Rita Orës ka filluar të ndikojë edhe në mënyrën e veshjes së saj.

23 vjeçarja e shijoi një natë jashtë Londrës të shtunën mbrëma e veshur me një fustan të shkurtër disangjyrësh, duke e bërë këngëtaren kosovare mjaft tërheqëse.

Siç dihet, Rita kishte luajtur në teatrin e shkollës ‘Sylvia Young Theatre School’, ndërsa ishte aktore e një filmi edhe kur ishte shumë më e re, në vitin 2004, në filmin Spivs. Edhe në filmin e famshëm ‘Fast & Furious 6’ vitin e kaluar, ajo u paraqit si garuese.