Rita me stil si të nënës së saj (Foto)

Artistët e njohur përveç rëndësisë që i kushtojnë paraqitjes skenike, ata i kushtojnë rëndësi të madhe edhe paraqitjes fizike.

ShowBiz

24/07/2017 08:01

Çdo ditë shohim stile të ndryshme, inspirime nga njëri-tjetri e nganjëherë edhe akuza për kopjim, shkruan lajmi.net.

Një artiste e cila përfolet shumë për paraqitjet e saj publike është edhe Rita Ora, të cilën e shohim me stile të ndryshme.

Së fundi, Ritën e kemi parë të ketë ndryshuar stilin, duke bërë flokët kaçurrele dhe ta kthejë veshjen e viteve ’90.

E për këtë stil duket se Rita ka gjetur inspirimin tek nëna e saj, pasi në një foto që Vera Ora publikoi në rrjete sociale krahasoi imazhin e saj me të Ritës, që dukej krejtësisht njësoi.

Kjo gjë i përshtatet thënjes “si nëna, ashtu edhe e bija”. /Lajmi.net/