Rita me parfum personal?

Rita Ora ka sfiluar për DKNY në muajin shtator, në natën e mbylljes së ‘Fashion Week’ në New York dhe në pranverë ishte protagoniste e koleksionit ‘prêt-à-porter’, të prezantuar nga Maison. Tash flitet për një bashkëpunim të ri, por këtë radhë thuhet se këngëtarja shqiptare mund të jetë pjesë e një linje të re parfumash.…

ShowBiz

18/12/2013 06:30

Rita Ora ka sfiluar për DKNY në muajin shtator, në natën e mbylljes së ‘Fashion Week’ në New York dhe në pranverë ishte protagoniste e koleksionit ‘prêt-à-porter’, të prezantuar nga Maison. Tash flitet për një bashkëpunim të ri, por këtë radhë thuhet se këngëtarja shqiptare mund të jetë pjesë e një linje të re parfumash.

“Edhe pse Aramis e Designer Fragrances – divizioni i Estée Lauder, që e posedon licencën e aromave – nuk kanë konfirmuar ende asgjë, disa zëra flasin se Rita ishte parë gjatë fotografive në Seventh Avenue (Manhattan) të hënën që shkoi”, shkruan uebfaqja ‘WWD’.

Parfumi i ri nuk e ka ende një emër, por sipas kësaj uebfaqeje, do të dalë në treg në vjeshtën e vitit 2014. 23 vjeçarja po ashtu do të jetë pjesë e kampanjës së Adidas. Sipas uebfaqes InStyle, marrëveshja është arritur në muajin tetor dhe Rita do t’i marrë 1,5 milion euro nga gjiganti i veshëmbathjeve sportive.

Rita është mjaft e famshme për zgjedhjet origjinale të stilit dhe për këtë do të bëhet njëra prej yjeve të stilistëve ndërkombëtarë. Ajo duket mjaft sportive, edhe kur vesh fustane në tepihun e kuq. Ndërkohë, Rita e ka pranuar rolin në filmin ‘Fifty Shades og Grey’, me tematikë romancë erotike.