Rita konfirmon bashkëpunimin me grupin e njohur

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është shumë aktive me projekte muzikore.

ShowBiz

16/10/2018 08:42

Rita Ora ka njoftuar fansat që ka realizuar një bashkëpunim me grupin Rudimental, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja do të bashkëpunojë me bendin për këngën “Summer love”, projekt ky që do të jetë pjesë e albumit “Toast to our differences”.

Lajmin e bëri të ditur vetë Rita përmes një postimi në rrjete sociale dhe është shprehur entuziaste për këtë projekt.

“Jam e entuziazmuar me rastin e ndarjes së këtij njoftimi për arritjen e bashkëpunimit me Rudimental. Mezi po pres të publikohet kënga ‘Summer Liove’ e albumit Toast to our differences”, ka shkruar Rita. /Lajmi.net/