Rita i festoi Krishtlindjet pa të dashurin

Rita Ora ka vendosur t’i shijojë festat e fundvitit pa të dashurin e saj, Calvin Harris. Këngëtarja shqiptare i ka postuar disa fotografi në rrjetin social Twitter, duke e shfaqur atmosferën që mbizotëroi në shtëpinë e saj në Londër. 23 vjeçarja në njërën fotografi shihet përpara bredhit të Vitit të Ri, ndërsa në një foto…

ShowBiz

26/12/2013 13:30

Rita Ora ka vendosur t’i shijojë festat e fundvitit pa të dashurin e saj, Calvin Harris. Këngëtarja shqiptare i ka postuar disa fotografi në rrjetin social Twitter, duke e shfaqur atmosferën që mbizotëroi në shtëpinë e saj në Londër.

23 vjeçarja në njërën fotografi shihet përpara bredhit të Vitit të Ri, ndërsa në një foto tjetër e prezanton edhe motrën e saj, të veshura me xhemperë mjaft interesantë.

Aty nuk munguan as dhuratat. Kushedi, ndoshta ndonjëra prej tyre i ka arritur pikërisht nga i dashuri DJ. Natyrisht, edhe atmosfera, siç shihet, ishte mjaft ‘cool’.