Rita e shokuar nga vdekja e Aviciit: Më duket sikur dje ishte hera e fundit kur biseduam

Bota e muzikës është në zi.

ShowBiz

20/04/2018 22:40

DJ me famë botërore, Avicii është ndarë nga jeta në moshën 28 vjeçare, shkruan lajmi.net.

Vdekja e papritur e tij dhe rrethanat ende të pasqaruara të vdekjes së DJ kanë prekur të gjithë kolegët e tij.

Reperi suedez njihej për disa hite, e një prej tyre ishte edhe bashkëpunimi me Rita Orën, “Lonely Together”, këngë kjo që kishte rezultuar shumë e suksesshme.

Me të marrë lajmin për vdekjen e Aviciit, këngëtarja shqiptare Rita Ora ka shkruar fjalë prekëse për të.

“Nuk kam fjale. Më kujtohet se sa bukur ishte koha teksa përgatitnim bashkëpunimin “Lonely Together”, dhe më duket sikur ishte dje koha kur po bisedonim. Ngushëllime për familjen e Aviciit, miqve dhe fansave që e mbështetën atë. Le të pushojë në paqe. Iku shumë shpejt. Unë jam e shkatërruar. Me zemërthyer”, janë fjalët ngushëlluese të Ritës. /Lajmi.net/