Rita e rekordeve! Këngëtarja e vetme me dy këngë në Top20 të iTunes
Është njëra prej artisteve shqiptare që po vazhdon të na bëj krenar në botë.
ShowBiz
Bëhet fjalë për këngëtaren nga Kosova, Rita Ora e cila ashtu si e mbaroi vitin, filloi edhe tjetrin, shkruan lajmi.net.
Kënga “Anywhere” i ka sjellë asaj shumë suksese në arenën ndërkombëtare, ndërsa këto ditë ajo ka sjellë edhe një tjetër projekt.
Është kënga “For You”, të cilën e solli në duet me Liam Payne, e që do të jetë edhe kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Free”, ajo po vazhdon t’i kalojë parashikimet e të gjithëve.
Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se është artistja e vetme femër që ka dy projekte në Top 20 në iTunes.
Padyshim, që këtij suksesi më së shumti i është gëzuar vetë artistja, e cila tregoi se me projektin “For You” gjendet në pozitën e katërt, ndërsa me “Anywhere”, në atë të tetëmbëdhjetë. /Lajmi.net/