Rita e lë veten pas dore! (FOTO)

Emri i saj përmendet si krenaria mbarë kombëtare, si për këngët, punën e palodhshme që bën e sukseset internacionale. Por ajo çfarë na ka rënë në sy, është pamja e saj që duket se Rita e ka lënë pak pas dore...

ShowBiz

09/02/2015 12:52

Dallohet edhe në botë për ëmbëlsinë që ka, sidomos për buzëqeshjen e pa rezistueshme që posedon. Por, në PreGarmmy Party, Rita që ishte veshur me një fustan të bardhë nga kreatori Emilio Pucci, zhgënjeu pak me dukjen e saj, sepse vërehej dukshëm që Rita ishte trashur më shumë se duhet në pjesën e barkut, gjë që na lë të kuptojmë se ajo e ka lënë pak pas dore veten, apo ndoshta nuk ka kohë për fittnes.

Në Hollywood yjet shquhen gjithmonë për dukjen e tyre perfekt, por kësaj radhe bukuroshja jonë ka bërë lëshime. Transmeton lajmi.net

Por e rrezikshmja është që në Hollywood, konkurrenca është shumë e fortë dhe në momentin që nuk je në nivelin e duhur, ato zëvendësohen shumë shpejt. Andaj shpresojmë që Rita sa më parë të kthehet në formën e vet. Lajmi.net