Rita e falënderon publikisht ish të dashurin, kjo është arsyeja

Rita Ora është vazhdimisht e komentuar edhe për jetën private.

ShowBiz

21/10/2018 15:01

Rita Ora në një intervistë muaj më parë konfirmoi se është ndarë nga Andrew Watt, shkruan lajmi.net.

Por, këngëtarja vazhdon të mbajë raporte të mira me të, e këtë gjë e ka dëshmuar disa herë përmes rrjeteve sociale.

Gjatë ditës së djeshme, Rita ka uruar Andrew Watt me rastin e ditëlindjes, duke e quajtur atë shokun më të mirë.

Ndërsa, kësaj radhe ajo e falënderon atë publikisht në ndihmën që ka dhënë për realizimin e këngës “Anywhere”, që u publikua 1 vit më parë.

“Cili është kujtimi juaj i preferuar nga kjo këngë? do t’i lexoj të gjitha komentet … ❤ # 1VitNgaAnywhere Fansat e mi janë USHTRI! Unë jam aq mirënjohëse për gjithë mbështetjen tuaj. Faleminderit @alitamposi, Brian Lee, Nicke Gale, @alesso, @ thisiswatt dhe Sir Nolan që më ndihmuat të sjell këtë këngë në botë!”, ka shkruar ndër të tjera Rita. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BpMfRhEnSoL/?hl=en&taken-by=ritaora