Rita bën thirrje të votohet kënga e saj dhe Aviciit në VMA: Do të thotë shumë për mua!

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë nga ceremonia e "MTV Video Music Awards 2018”.

ShowBiz

10/08/2018 08:00

Ky event organizohet në Nju Jork më 20 gusht, ndërsa tashmë janë bërë të ditur të gjithë të nominuarit, shkruan lajmi.net.

Në këtë listë është edhe Rita Ora e cila nominohet në kategorinë “Best Dance” dhe “Best Visual Effects” me këngën “Lonely Together”, të cilën e ka në duet me DJ. Avicii.

Meqë Avicii ndërroi jetë muaj më parë, Rita shumë herë ka deklaruar se ky bashkëpunim nënkupton shumë për të.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka bërë thirrje që të votojnë këtë këngë për “Best Dance”, ku shkruan: Ky filmim i ri nga “Lonely together” me Aviciin më kthen prapa në xhirime. Më duket sikur ishte dje dhe kjo këngë gjithmonë do të thotë shumë për mua. Le të votojmë edhe njëherë për “Lonely together” si “Kënga më e mirë ritmike” në VMAs”.

Kujtojmë që pjesë e këtij eventi do të jenë edhe Dua Lipa dhe Bebe Rexha, edhe këto të nominuara në disa kategori. /Lajmi.net/