Risitë në Facebook nuk kanë të ndalur, ja për çfarë bëhet fjalë

Facebook Live tani ka arritur edhe te kompjuterët.

Auto & Tek

23/03/2017 00:46

Sot gjiganti teknologjik Facebook ka njoftuar se do të shtojë shërbimin e njohur për transmetime direkt edhe në kompjuterë e desktopë.

Kjo veçori ka qenë në funksion për faqet qe një kohë të gjatë, përmes disa aplikacioneve, por tani kjo do të jetë e hapur për të gjitha llogaritë e Facebookut.

Përdoruesit do të mund të shfaqin pamje direkt nga një kamerë, ndërsa mund të përdorin edhe shumë kamera.

Kjo është pritur më së miri nga pëlqyerit e video-lojërave që tërheqin shikues të shumtë live.