Risia e Twitter

Pas dyfishimit të 140 karaktereve, Twitter përgatitet për një tjetër risi. Mikroblogu po punon për një funksion të quajtur “savetweet”, që do të ruajë disa nga postimet për të lexuar në një moment të dytë.

Auto & Tek

11/10/2017 17:39

Konfirmimi vjen nga Keith Coleman, VP Product i Twitter, përmes profilit të tij ka konfirmuar ekzistencën e një projekti duke postuar hashtagun #SaveForLater

Kështu, përdoruesit mund të kenë një përzgjedhje të ndarë përmbajtjesh, pa shkuar në mënyrat aktuale të screenshot apo ripostim.

Duket se ky funksion i ri është kërkuar nga vetë përdoruesit muajt e fundit. Në fakt, një punonjës i Twitter, @jesarshah, nënkupton se mikroblogu do të kërkojë ndihmë pikërisht nga përdouresit. Çdo propozim do të vlerësohet, ashtu siç ka ndodhur dhe në të shkuarën. Nuk është ende e qartë se kur do të bëhet dalja publike e këtij funksioni. /Lajmi.net/