Risia e Premier League, jelekë “high tech” në trupin e futbollistëve

Ndërsa futbolli anglez po futet në kapacitet të plotë të sezonit të rregullt, një numër jo i vogël skuadrash po kërkojnë ndihmën e teknologjisë për të pasur avantazh ndaj rivalëve.

Auto & Tek

21/08/2017 23:12

West Bromwich Albion, skuadra e pagëzuar me emrin “Baggies”, është një prej atyre që kërkon të jetë në avantgardën e teknikës me risi dhe mikroçipe.

Formacioni i WBA-së përdor sistemin “Catapult Sports’ OptimEye S5”, një emër i ngatërruar që përfshin shumë sensorë në trupin e futbollistëve, në një jelek të vetëm. Ky sistem, që sipas drejtuesve është efektiv, mbledh 1.000 statistika në sekondë në kohë reale, për gjendjen e lojtarëve, lëvizjen në fushë dhe shëndetin e futbollistëve.

“Ne marrim shumë të dhëna gjatë stërvitjeve, qoftë kjo distanca që mbulojnë lojtarët, ndryshimet dhe formën fizike, shpejtësinë e shumë të tjera. Në një panoramë të përgjithshme kemi një ide të qartë të çdo futbollisti”, tha përgatitësi atletik i WBA-së, Matt Green.

Në kontrast me sistemet “GPS”, teknologjia e re në futboll përdor infrastrukturë të parainstaluar në stadiume, të lidhur me sensorët e lojtarëve. Ky sistem ndihmon gjithashtu në identifikimin e lojtarëve me probleme dhe parandalimin e dëmtimeve të rënda, si dhe përshpejtimin e rikuperimit. /Lajmi.net/