Risia e kufjeve të Apple “Airpods 2” që të gjithë e prisnin

Pas raporteve të shumta në lidhje me ekzistencën e tyre, një palë e re e AirPods u certifikuan kohët e fundit nga Bluetooth SIG.

Auto & Tek

15/11/2018 16:39

Ice Universe ka deklaruar sot se AirPods 2 do të “lancohen përfundimisht” këtë vit. Burimi i brendshëm nuk arriti të specifikojë një datë të saktë, por informacioni sugjeron gjatë këtij muaji ka shumë gjasa të plasohen.

Në kushtet e asaj që mund të pritet nga AirPods e brezit të dytë të Apple, raportet po tregojnë një dizajn të jashtëm të pandryshuar që tani integron rezistencën ndaj ujit.

Kjo do të kombinohet me jetëgjatësi të baterisë, dy gjëra që duhet të jenë të mundshme në sajë të një çipi të ri audio.

Në këtë moment ndërkohë, është e paqartë nëse seria e re e AirPods do të shiten së bashku me origjinalin ose nëse ato do t’i zëvendësojnë ato tërësisht.

Duke marrë parasysh trendin e fundit të Apple për shtyrjen e çmimeve, megjithatë, mund të pritet një çmim pak më i lartë. /Lajmi.net/