Risi nga Snapchat

Snapchat i cili kohët e fundit po përdoret mjaftë shumë tani ka pësuar ndryshime,duket se i ka huazuar idetë nga Facebook dhe Netflix.

Auto & Tek

29/11/2017 21:53

Në vend se t’i shfaq postimet e miqve bashkë me përmbajtjet nga publikuesit profesionalë si Facebook, Snapchat i ri i ndan të gjitha nga miqtë në një seksion të aplikacionit në anën e majtë të kamerës.

Kjo përfshin mesazhet dhe të ashtuquajturat Storje – fotografi dhe video që dikush i shpërndan, që zhduken brenda 24 orëve.

Tani aplikacioni është i ndarë në tri dritare kryesore: të gjitha bashkëveprimet me miqtë në anën e majtë, kamera në qendër dhe faqja Discover në anën e majtë me një kohështrirje me përmbajtje të pafund nga mediat dhe figurat publike.