Risi në WhatsApp

WhatsApp, shërbimi për mesazhe në pronësi të Facebook që përdoret nga më shumë se 1 miliardë përdorues në gjithë botën, është duke testuar një sistem i cili do t’i lejojë bizneset të bisedojnë direkt me përdoruesit e WhatsApp për herë të parë, thuhet sipas Reuters.

Auto & Tek

10/03/2017 01:50

Testet, që janë duke u kryer në bashkëpunim me disa kompani, janë një sinjal i rëndësishëm se si WhatsApp do të bëjë para nga shërbimi i tij për mesazhe.

WhatsApp nuk ka krijuar model biznesi që tri vjet prej kur Facebook e bleu atë për 19 miliardë dollarë, transmeton Gazeta Express.

WhatsApp, një lojë fjalësh për frazën “What’s up?” (Ç’kemi?), ka ndihmuar njerëzit që të dërgojnë mesazhe dhe të bëjnë thirrje pa pagesë.