Risi në Messenger, këtë e keni pritur gjatë – Lajmi.net
Risi në Messenger, këtë e keni pritur gjatë
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 17:06, 9 April 2018
Aftësia që dikush t’i fshijë mesazhet e dërguara në Messenger do të jetë në dispozicion së shpejti. Sipas “TechCrunch”, opsioni “rikthim” do të vijë në muajt e ardhshëm, ndërsa nuk dihen detaje tjera.

Kjo lëvizje vjen pasi u zbulua se Facebooku kishte fshirë mesazhet që themeluesi Mark Zuckerberg kishte dërguar përmes Messengerit.

Messengeri tashmë ofron “bisedat sekrete” ku përdoruesit caktojnë një kohë para shkatërrimit të mesazheve. Megjithatë aty njoftohen të gjithë në bisedë për këtë veprim.

“E kemi diskutuar këtë veçori disa herë. Tani do të bëjmë një veçori për fshirje. Ajo do të marrë pak kohë. Deri kur të jetë gati, nuk do të fshijnë asnjë mesazh të ekzekutivit tonë. Është dashur ta bënim këtë më herët – na vjen keq që s’e bëmë”, ka thënë një zyrtar i Facebookut për “The Verge”.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO