Risi në iPhone pas lansimit të iOS 9 (Foto)

Apple më në fund ka shtuar emojin më kontrovers në botë – gishtin e mesëm.

Auto & Tek

11/09/2015 12:30

Ky emoji është ‘kërkuar’ që një kohë të gjatë nga përdoruesit e celularëve të mençur, por shumë kompani e kanë lënë atë jashtë tastierave të tyre për shkak të frikës se mund të shfaqë paedukatë.

Apple më në fund e ka shtuar këtë emoji në iOS 9.1. Përditësimi nuk do të jetë publik deri në nëntor, por përdoruesit e iPhone dhe iPad mund të regjistrohen në programin beta të Apple për ta marrë atë më herët, transmeton Lajmi.net.

Kështu do të duket emoji i ri:

FullSizeRender