Risi në Facebook (Foto)

Ndryshimi i fotografisë së profilit në Facebook është diçka që kompania do ta përmirësojë me një veçori të re.

Auto & Tek

12/09/2015 13:18

Sipas TechCrunch, Facebook është duke testuar një veçori të re e cila i lejon njerëzit që të vendosin një fotografi të përkohshme të profilit, e cila më pas do të zhduket pas disa orëve, ditëve apo javëve.

Facebook ka thënë për TechCrunch se është duke e bërë këtë veçori në përgjigje të asaj që njerëzit e ndërrojnë shpesh fotografinë e tyre të profilit kur kanë ndonjë ngjarje si ditëlindje apo përvjetorë, transmeton Lajmi.net.

Kështu, ideja është që të vendoset një fotografi e përkohshme e profilit, me të cilën ju mund ta shprehni atë që ndjeni për momentin dhe më pas ajo të largohet dhe të kthehet fotografia normale kur të dëshironi ju.

Facebook pritet ta lansojë këtë veçori për të gjithë në muajt e ardhshëm. (Lajmi.net)

Screenshot_3