Rishikim fabletit Mi Note

Xiaomi lansoi celularin më të fundit të quajtur ‘Mi Note’ ditë më parë, dhe ne ju sjellim një shikim nga afër të kësaj pajisje madhështore.

Auto & Tek

19/01/2015 19:32

Si fableti i parë i linjës Mi të Xiaomi, është shumë lehtë që këtë pajisje ta krahasosh me iPhone 6 Plus. CEO i kompanisë Lei Jun i krahasoi specifikat e të dy celularëve gjatë ngjarjes së lansimit, por ka shumë dallime në mes të tyre.

Mi Note ka një qelq të lakuar dhe një bateri 3,000 mAh për ta ndihmuar celularin që të zgjatë sa më shumë që të jetë e mundur. Mi Note përshtatet mjaft mirë në dorë, pasi që është i hollë vetëm 6.9mm dhe peshon vetëm 161g, transmeton Lajmi.net.

Me një çmim prej $370 për modelin 16GB dhe një çmim prej $450 për modelin 64GB, pajisja shumë e mirë e Xiaomi – Mi Note Pro – do të kushtojë $535, që është përgjysmë më lirë se një celular i ç’bllokuar iPhone 6 Plus.

Xiaomi gjithashtu zbuloi edhe një set të ri të kufjeve $80, të cilat mund t’i shihni më poshtë në fotografi: