Rishfaqet Rita

Ajo i frikësoi të gjithë kur kolapsi gjatë një seti fotografik në Miami, Florida, të hënën. Por, Rita Ora duket se po shërohet si është më së miri, teksa u shfaq në ballkonin e hotelit ku është vendosur, pasi u lëshua nga spitali. 22 vjeçarja u fotografua pasi kishte dalë për të marrë ajër të…

ShowBiz

20/11/2013 07:00

Ajo i frikësoi të gjithë kur kolapsi gjatë një seti fotografik në Miami, Florida, të hënën. Por, Rita Ora duket se po shërohet si është më së miri, teksa u shfaq në ballkonin e hotelit ku është vendosur, pasi u lëshua nga spitali.

22 vjeçarja u fotografua pasi kishte dalë për të marrë ajër të pastër dhe për ta pirë një lëng, në vendin bregdetar, edhe pse dukej paksa e lodhur dhe me vija të vjollca përreth syve.

Megjithatë, ajo dukej mirë në mantelin e hotelit dhe me një shallë në kokë. Rita ishte transportuar me urgjencë në spital, pasi i kishte rënë të fikët për shkak të dehidratimit dhe lodhjes nga ngrohja.