Ripushtimi i Sulltanit të Madhërishëm

Vendet e Ballkanit luftuan për gati 500 vjet për liri nga Perandoria Osmane, por tani ato e gjejnë veten të ngujuar pranë ekraneve televizive për seritë e Sulltanit të Madhërishëm.

Lajme

10/12/2013 10:35

A mundet një serial televiziv ta sjellë fundin e gabimeve historike dhe ta sjellë shpëtimin nga trazirat bashkëkohore? Shikojeni një serial turk për Sulltanin osman të shekullit 16, Sulejmanin a Madhërishëm.

Nga bota arabe në Ballkan, rrëfimi për haremin e sulltanit dhe romansa e tij me një bukuroshe sllave ka pushtuar shtetet të cilat vuajtën nën dominimin osman.

“Seriali është një fenomen real”, tha Khulud Abu Hommos, Zëvendës President Ekzekutiv i rrjetit OSN.

Shekulli i Madhërishëm- ose Haremi i Sulltanit në versionin arab- tregon për dashurinë e Sulejmanit me Roxelanën, kundrejt një prapavije të intrigës së pallatit në pik’un e fuqisë osmane.

Një dramë e kostumeve të shkëlqyeshme, ku më shumë se 300 episode janë transmetuar deri më tani në atë që Abu Hommos i ka thënë AFP’së se ishte “drama më e shikuar ndonjëherë në OSN”, sado që refuzoi të japë shifra për këtë.

“Është njëlloj përralle, një miksim i romansës me historinë”, tha ajo, por “kjo ka relevancë politike”.

“Në botën arabe ku njerëzit janë të frustruar me situatën politike, kjo u jep atyre krenari në historinë myslimane- i portretizon liderët myslimanë si të vërtetë dhe korrekt”.

Për Michel Naufal, një ekspert i marrëdhënieve arabo- turke, fascinimi me serialet turke është rezultat i “një lloj pajtimi me të kaluarën”.

“Abuzimet, shtypja dhe turkifikimi i xhonturqve” zgjatet në kujtesë që nga vitet e fundit të Perandorisë Osmane para kolapsit të saj në prag të Luftës së Parë Botërore.

Por me serialet, “njerëzit janë duke rizbuluar anën e mirë të Perandorisë Osmane, kjo federatë para federalizmit, nëj Perandori ku bashkëjetuan komunitetet etnik dhe fetare”, tha ai.

Audienca arabe e magjepsur

Rrëfimi për një vajzë sllave që i pushton zemrën njërit nga sulltanëve më të famshëm të Perandorisë, për martesën dhe një biri që pret trashëgiminë, ka lënë arabët të magjepsur për më shumë se dy vjet.

Elaborati është përpunuar dhe kostumet kanë përfshirë mënyrën e veshjes në vendet arabe.

“Gratë po blejnë veshje sikur ato të aktoreve në seritë e filmit dhe po kërkojnë nga unë t’u imitoj stilin e flokëve”, tha Maro Dheini i cili udhëheq një sallon ondulimi në Dubai.

Vendet e Ballkanit luftuan për gati 500 vjet për liri nga Perandoria Osmane, por tani ato e gjejnë veten të ngujuar pranë ekraneve televizive për seritë e Sulltanit të Madhërishëm.

Nga Shqipëria në jug, në Kroaci në veri, seriali shpesh kalon për nga shikueshmëria filmat perëndimorë apo lokale në matjet e bëra.

Si televizionet private, ashtu edhe ato shtetërore kanë transmetuar serialin, me repriza të rregullta.

Në shtetin e vogël të Adriatikun, në Mal të Zi, të dhënat thonë se mesatarisht 57 mijë njerëz, ose 9 përqind e popullatës, ka shikuar secilin episod.

“Shikuesit mund të identifikohen me karakteret, stereotipet kulturore… Qindra vjet nën sundimin turk nënkupton se ne këtu ndajmë vlera të përbashkëta”, thotë kritiku televiziv dhe i filmit, Vuk Perovic.

Në Kroaci, territori i parë në Ballkan i çliruar nga sundimi turk në fillim të shekullit 17, Shekulli i Madhërishëm mban 21 përqind të shikueshmërisë.

Popullariteti i tij ka forcuar përpjekjet për të rindërtuar një urë të drunjtë të shekullit 16 në qytetin kroat të Osijekut, të emërtuar sipas Sulltanit të famshëm.

Sundimi i Sulejmanit në Serbi qe shënuar me rënien e Beogradit të vitit 1521. Historianët lokalë thonë se Sulltani “i pamëshirshëm” i detyroi më shumë se 2 mijë familje serbe të punojnë në Turqi.

“Në mospërputhje me historinë”

“Në film, raportet e ushtrisë turke me popullatën lokale janë delikate dhe dashamirëse, në mospërputhje me të dhënat historike”, thotë profesoresha e historisë Ema Miljkovic.

Por shikuesit duken se janë indiferentë ndaj optimistëve të tillë, pasi që audienca tregon se edhe në transmetimin e tretë, Sulejmani kryeson me 20 përqind të shikueshmërisë.

Dhe pesë libra për aventurat e Sulejmanit janë shitur me dhjetëra- mijëra kopje.

Adhuruesit do ta organizojnë një mbrëmje tematike Natën e Vitit të Ri pranë mureve të fortesës së Beogradit në Kalemegdan, të cilët nuk arritën ta ndalin okupimin osman të qytetit.

Dy aktorë shqiptarë në role mbështetëse, Nik Xhelilaj dhe Almeda Abazi, vetëm i shtojnë popullaritetin serialit turk në vendin e tyre.

Në Maqedoni, profesoresha e komunikimit Dona Kolar Panov thotë: “Filmi është një temë e popullarizuar për të reflektuar ndaj traditave të përbashkëta kulturore në rajon, por gjithashtu edhe për të tejkaluar të kaluarën e përshkuar nga nacionalizmi, dhuna politike dhe luftërat, në mënyrë të përfundimisht t’i heqim qafe fantazmat e Ballkanit”.

Sociologu Klime Babunski nga Shkupi gjithashtu thekson familiaritetin kulturor.

“Ne të gjithë jemi rritur me tregime nga epoka e Perandorisë Osmane, qoftë nëpërmjet sistemit të arsimit qoftë nëpërmjet gojëdhënave”, thotë ai.

Në Kosovë, skena e Betejës së Kosovës ku mbretëria Serbe u mund nga invadimi i trupave osmane në vitin 1389, filmi ka bashkuar shqiptarët etnikë dhe pakicën serbe.

Edhe pse e shikojnë atë në kanale të ndryshme, të titruar në gjuhët e tyre, fansat ndajnë opinionet në internet.

Një revistë në qytetin e ndarë verior të Kosovës, në Mitrovicë, raportoi: “Ora është 8.15 e mbrëmjes. Rrugët në të dyja anët e qytetit janë të zbrazëta. Adhuruesit e filmit janë qepur para ekraneve të tyre. Përgëzime, Sulejman!”.

(Channel 24)