Ripërballja, Fury – Wilder, Man Utd u kthen përgjigjie zyrtare

Tyson Fury dhe Deontay Wilder, mund të ripërballen.

Sport

04/12/2018 09:56

Tyson Fury dhe Deontay Wilder, u ndanë baraz në meçin e 2 dhjetorit, pasi juria u dha pikë të barabarta.

Boksieri anglez i ka kërkuar kampionit të botës në WBC që të ketë një ri-meç, ndërsa përballja do të zhvillohet në ‘Old Trafford’, përcjell “lajmi.net”.

Por, Manchester United u ka dhënë lajmin e keq atyre, duke ju bërë me dije se një gjë e tillë nuk është e mundur.

‘Djajtë e Kuq’ po refuzojnë që ta lëshojnë stadiumin e tyre për meçin, pasi mund të dëmtohet fusha dhe se tani kanë një orar më të ngjeshur të ndeshjeve. /Lajmi.net/