Rinovojnë kuzhinën, gjejnë $50,000 nën dysheme (Foto)

Një çift pati një ditë me fat gjatë rinovimit të kuzhinës së tyre, pasi që gjetën nën dysheme një shishe të rrallë uiski, një libër me një kod sekret dhe 50,000 dollarë.

Fun

28/08/2015 15:57

Një çift i cili jeton së bashku vendosën të ruajnë para duke rinovuar kuzhinën e tyre vetë, pa paguar ndonjë punëtor. Por, ata jo vetëm që ruajtën paratë e tyre duke e rinovuar kuzhinën, por fituan $51,000.

Çifti fatlum gjetën një kasafortë nën dysheme – dhe kur erdhën për herë të parë në këtë shtëpi, gjetën edhe kodin sekret në pjesën e prapme të një kutie mjekësore, por kurrë nuk e kishin gjetur kasafortën. Kështu, ata e ruajtën kodin në rast se e gjejnë atë, transmeton Lajmi.net.

a1ivSSK_3422220b

Kur e hapën kasafortën – që duket se është 10-20 vjet e vjetër, ata gjetën të holla, një libër të vjetër dhe një shishe të rrallë uiski.

treasure-trove_3422222b

Paratë e gatshme janë shumica $100, dhe shishja e uiskit duket se është e James E Pepper, i cili është shpikësi i ‘Old Fashioned’.

wXca2F8_3422226b

E pahapur, me një vulë të pathyer, shishja është e vitit 1960. Kurse, faqet e librit përmbajnë të dhëna. Ekziston një shënim prapa tij që thotë: “Alan, kam një libër që duhet ta lexosh. I kam nënvijëzuar disa pasazhe kyçe. Miku yt, Vincent”.

UtOpRZN_3422225b

Ndoshta ka më shumë gjëra aty që mund të gjinden, por ky çift ishte me fat që vendosi ta rinovojë kuzhinën. (Lajmi.net)