Rinia e LDK-së në Prishtinë: Qytetarët e panë hipokrizinë dhe patriotizmin fals të Ahmetit

Kryetari i rinisë së LDK-së në Prishtinë, Arianit Berisha ia ka numëruar dështimet Shpend Ahmetit në kryeqytet, duke e akuzuar për shëtitjet me jahte të biznesmenëve të ndryshëm.

Lajme

26/03/2017 16:26

Ai ka shkruar në facebook, se qytetarët më në fund e kanë parë hipokrizinë e Ahmetit, dhe patriotizmin e tij fals, transmeton lajmi.net

“Më në fund qytetarët e Kosovës dhe veçanërisht ata të Prishtinës po e shohin me sytë e tyre hipokrizinë e Shpend Ahmetit, dhembshurinë dhe patriotizmin e tij fals, mashtrimin e tij me kifle derisa shetitet me jahte luksoze të biznesmenëve të fuqishëm” ka shkruar Berisha në facebook.

Lexo postimin e plotë:

Më në fund qytetarët e Kosovës dhe veçanërisht ata të Prishtinës po e shohin me sytë e tyre hipokrizinë e Shpend Ahmetit, dhembshurinë dhe patriotizmin e tij fals, mashtrimin e tij me kifle derisa shetitet me jahte luksoze të biznesmenëve të fuqishëm.

Ai premtoi banesa me këste 200 euro muaji, e la rrugëve dhe ofendoi familjet në nevojë, vet në jahtë.

Premtoi shitjen e Audisë, sorollatet jahteve luksoze në vendet fqinje.

Është i njejti Shpend nga e njejta Parti, të cilët shpallnin të tjerët tradhtarë, kriminelë e të korruptuar e natën thonë bëjmë koalicione me ta.

Zaten sondazhet e kryera nga lartësia mbidetare e jahtes patjetër që të nxjerrin të parin, por jahtet edhe të fundosin! – ashtu siç do ta fundosin Shpend Ahmetin me anijen e tij. Vërtetë Vetëfundosje!