Ringly, pajisja e domosdoshme për femra

Ringly është një pajisje veshëse, që ka për qëllim të kryej një shërbim shumë të rëndësishëm për femrat. Ringly dëshiron që tu ndihmojë femrave në shumë probleme.

Auto & Tek

12/06/2014 00:37

Qëllimi i Ringly është një pajisje që ka për qëllim të rregullojë disa probleme të femrave, si për shembull kur ato humbin thirrje të rëndësishme apo mesazhe, për shkak që celulari i tyre është i humbur diku në çantën e tyre.

Ringly do të transgerojë njoftime përmes Bluetooth nga një celular i mençur i cili tashmë e ka të instaluar aplikacionin Ringly.

Pajisja do të ju njoftojë kur ju merrni ndonjë thirrje, mesazh, e-mail dhe tjera njoftime nga aplikacione të ndryshme dhe do të ju lajmrojë gjithashtu nëse e harroni celularin diku.

Përdoruesi i pajisjes do të pranojë dridhje dhe drita të ndryshme në pajisje gjatë pranimit të njoftimeve.

Ringly do të jetë i gatshëm në disa ngjyra të ndryshme, të zezë, rozë dhe të bardhë. Çfarë është e rëndësishme gjithashtu në këtë pajisje është edhe bateria e saj, e cila mund të qëndrojë gjallë më shumë se tre ditë.