Ringjallja e Kakas

Për objektivin e parë mungon vetëm edhe një hap. Në Catania, Leite Kaka arriti në kuotën e 99 golave me fanellën e Milanit. Synimi ishte që para përfundimit të vitit të arrijë në shifrën jubilare 100, dhe për ta realizuar atë ai do të ketë në dispozicion tri ndeshje në Serie A, Livorno, Roma dhe…

Sport

02/12/2013 13:50

Për objektivin e parë mungon vetëm edhe një hap. Në Catania, Leite Kaka arriti në kuotën e 99 golave me fanellën e Milanit.

Synimi ishte që para përfundimit të vitit të arrijë në shifrën jubilare 100, dhe për ta realizuar atë ai do të ketë në dispozicion tri ndeshje në Serie A, Livorno, Roma dhe Inter, si dhe një në Ligën e Kampionëve, kundër Ajaxit.

“Mezi pres ta realizoj, do të përgatis diçka të veçantë”, premtoi Kaka, i cili me dy golat e tij brenda një javë konfirmoi ringjalljen e tij dhe atë të Milanit.

Por, përveç objektivit të 100 golave, Kaka – i cili u rikthye në San Siro gjatë verës nga Real Madrid ku shkoi më 2009 – ka shënuar tri herë në tetë paraqitje në Serie A dhe një herë në tri ballafaqime në Ligën e Kampionëve.

Sipas formës momentale, ai mund të jetë kandidat për t’u përfshirë në Kombëtaren e Brazilit për Kampionatin botëror 2014. Një tjetër objektiv i tij dhe një prej arsyeve kryesore për rikthimin e tij në San Siro.