Rikthimi Special

Viti 2013 u karakterizua edhe me rikthime të veçanta. Leite Kaka u largua nga Real Madrid duke u rikthyer te skuadra që e bëri ‘mbret’, Milan. Mirëpo rikthimi i vitit ishte pa dyshim ai i Jose Mourinhos që u konfirmua si menaxher i Chelseas, në aventurën e dytë në drejtim të gjigantit londinez. Mourinho zëvendësoi…

Sport

31/12/2013 14:00

Viti 2013 u karakterizua edhe me rikthime të veçanta. Leite Kaka u largua nga Real Madrid duke u rikthyer te skuadra që e bëri ‘mbret’, Milan.

Mirëpo rikthimi i vitit ishte pa dyshim ai i Jose Mourinhos që u konfirmua si menaxher i Chelseas, në aventurën e dytë në drejtim të gjigantit londinez. Mourinho zëvendësoi Rafael Benitezin pas largimit nga Real Madrid, dhe nënshkroi kontratë katërvjeçare.

Portugezi fitoi dy tituj të njëpasnjëshëm në Premierligë, gjatë aventurës së parë te Chelsea, që përfundoi në shtator 2007.

Mourinho deklaroi për ‘Chelsea TV’: “Ju premtoj saktësisht të njëjtat gjëra që ju kam premtuar më 2004, jam një prej jush. Në futboll, në karrierën time kam pasur dy pasione, Inter dhe Chelsea, Chelsea është më e rëndësishmja për mua. Është shumë, shumë vështirë të luani kundër Chelseas, dhe unë e kam bërë dy herë, që nuk ishte aq keq”.