Rikthimi? Nuk e di

Ylli i Los Angeles Lakers, Kobe Bryant ka thënë se nuk ka ide se kur do të rikthehet në parket pas dëmtimit të rëndë në nyjën e shputës që pësoi edicionin e kaluar. 35-vjeçari ishte optimist se do të rikuperohet para kohës së caktuar, por është shprehur më pak i bindur, i pyetur rreth kësaj…

Sport

29/09/2013 13:00

Ylli i Los Angeles Lakers, Kobe Bryant ka thënë se nuk ka ide se kur do të rikthehet në parket pas dëmtimit të rëndë në nyjën e shputës që pësoi edicionin e kaluar.

35-vjeçari ishte optimist se do të rikuperohet para kohës së caktuar, por është shprehur më pak i bindur, i pyetur rreth kësaj çështjeje të dielën. I pyetur nëse do të rikthehet me kohë për përgatitjet për edicionin e ri në NBA, ose fillimin e stinorit, Bryant vazhdimisht u shpreh se nuk e di se kur do të luajë sërish.

“Nuk e di se si të përgjigjem në këtë pyetje. Ndihem mirë. Nuk kam caktuar ndonjë afat kohor. Më duhet të rikthehem në formë. Do të pres derisa të jem gati. Pastaj do të dal për të luajtur”, deklaroi ai.

Bryant dëmtoi shputën në duelin kundër Golden State Warriors në prill. Faza e zakonshme e rikuperimit është gjashtë deri në nëntë muaj.