Rikthimi i Torresit

Fernando Torres është i gatshëm të rikthehet për Chelsean në udhëtim te West Bromwich Albion të martën, ka njoftuar menaxheri Jose Mourinho gjatë një konference për shtyp në prag të ballafaqimit. Sulmuesi spanjoll Torres ka munguar në tri javët e fundit për shkak të një lëndimi në gju. Kapiteni John Terry do të mungojë sërish,…

Sport

10/02/2014 16:00

Fernando Torres është i gatshëm të rikthehet për Chelsean në udhëtim te West Bromwich Albion të martën, ka njoftuar menaxheri Jose Mourinho gjatë një konference për shtyp në prag të ballafaqimit.

Sulmuesi spanjoll Torres ka munguar në tri javët e fundit për shkak të një lëndimi në gju. Kapiteni John Terry do të mungojë sërish, pasi nuk luajti në fitoren 3:0 ndaj Newcastle Unitedit, për shkak të një dëmtimi.

Lideri Chelsea ka një pikë epërsi ndaj Arsenalit në krye të Premierligës.

Mourinho do të kërkojë nga futbollistët e tij një tjetër fitore ndaj WBA-s në mënyrë që të përforcojë statusin e liderit, para ballafaqimit mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit të mërkurën.

Kurse, Manchester City që ka dy pikë më pak se Chelsea, është nikoqir i Sunderlandit të mërkurën.