Rikthimi i Ronaldos

Cristiano Ronaldo u rikthye nga lëndimi duke luajtur si titullar për Portugalinë në fitoren me rezultat të thellë 5:1 në ndeshjen miqësore kundër Republikës së Irlandës në New York.

Sport

11/06/2014 09:25

Cristiano Ronaldo tregoi se është i gatshëm për lojë në Kampionatin botëror.

Ylli i Portugalisë u inkuadrua në lojë titullar në fitoren kundër Republikës së Irlandës me rezultat 5:1, ndeshje miqësore e zhvilluar në New York.

Dhe, Ronaldos nevojitën vetëm 52 sekonda për t’u shfaqur i rrezikshëm kur depërtoi në mbrojtjen irlandeze dhe bëri goditjen e tij të parë në portë, mesazhi ishte i qartë – CR7 është kthyer. Ai u zëvendësua në minutën e 66-të.

“Po, ishte me rëndësi që ai luajti dhe nuk kemi nevojë ta fshehim”, deklaroi selektori Paulo Bento pas ndeshjes.

“Një futbollist si Ronaldo është i rëndësishëm për qdo skuadër, edhe për ne. Është mirë që është kthyer”, u shpreh ai.

Golat për Portugalinë i realizuan Almeida (dy), Keogh (autogol), Vierinha dhe Coentrao.