Rikthimi i Raulit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është duke shqyrtuar mundësinë e rikthimit të Raul Gonzalezit në Santiago Bernabeu, për sezonin e ardhshëm. Sipas të përditshmes spanjolle El Confidencial, kreu i nëntë herë kampionit të Evropës është takuar me ish sulmuesin e Los Blancos gjatë vizitës që skuadra ia bëri Katarit ku zhvilloi një ndeshje miqësore…

Sport

08/01/2014 18:50

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është duke shqyrtuar mundësinë e rikthimit të Raul Gonzalezit në Santiago Bernabeu, për sezonin e ardhshëm.

Sipas të përditshmes spanjolle El Confidencial, kreu i nëntë herë kampionit të Evropës është takuar me ish sulmuesin e Los Blancos gjatë vizitës që skuadra ia bëri Katarit ku zhvilloi një ndeshje miqësore me Paris Saint-Germainin.

Dhe, ai ka kërkuar prej tij që t’i bashkohet stafit organizativ të klubit.

Sulmuesi i Al Sadd u largua nga Real Madrid në verën e vitit 2010 pas 18 vjetësh me ekipin nga niveli i juniorëve e tek ai senior ku ishte kapiten i ekipit dhe ende konsiderohet si një prej futbollistëve më të mirë që përfaqësoi ngjyrat e gjigantit nga Santiago Bernabeu.