Rikthimi i ‘Princit’

Diego Milito i ka dhënë arsye për të buzëqeshur të gjithë tifozëve të Interit. 34-vjeçari i cili nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare prej kur lëndoi ligamentet e gjurit në fitoren ndaj skuadrës rumune Cluj në Europa League në shkurt, është i gatshëm për lojë. Ai shënoi në barazimin 2-2 në miqësoren kundër Luganos të…

Sport

09/09/2013 08:19

Diego Milito i ka dhënë arsye për të buzëqeshur të gjithë tifozëve të Interit.

34-vjeçari i cili nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare prej kur lëndoi ligamentet e gjurit në fitoren ndaj skuadrës rumune Cluj në Europa League në shkurt, është i gatshëm për lojë.

Ai shënoi në barazimin 2-2 në miqësoren kundër Luganos të shtunën.

“Shpresoj të rikthej formën e mirë sa më parë që është e mundur. E keqja ka kaluar, ka qenë kohë e gjatë deri këtu. Ishte e shkëlqyeshme që shënova sërish, kënaqësi për çdo sulmues. Por, për më tepër se kjo ishte mirë të zhvilloj disa minuta në fushë”, deklaroi ‘Princi’.

Inter ka fituar dy ndeshjet e para këtë sezon duke shënuar pesë gola pa pranuar asnjë.