lajmi.net

Rikthimi i Bryantit

Lajm i shkëlqyeshëm për Los Angeles Lakers. Kobe Bryant është i gatshëm t’i vazhdojë aktivitetet stërvitore para rikthimit në parket nga lëndimi i rëndë në thembër, shtatë muaj më parë, ka njoftuar uebfaqja zyrtare Nba.com. Bryant bëri paraqitjen e parë në stërvitje të shtunën, ku luajti sado pak me bashkëlojtarët e tij. “Ai u duk…

Sport

18/11/2013 22:24

Lajm i shkëlqyeshëm për Los Angeles Lakers. Kobe Bryant është i gatshëm t’i vazhdojë aktivitetet stërvitore para rikthimit në parket nga lëndimi i rëndë në thembër, shtatë muaj më parë, ka njoftuar uebfaqja zyrtare Nba.com.

Bryant bëri paraqitjen e parë në stërvitje të shtunën, ku luajti sado pak me bashkëlojtarët e tij. “Ai u duk shumë mirë”, deklaroi Jordan Hill, për paraqitjen e Bryantit në stërvitje.

“Ai vërtetë ishte intensiv. Mendoj se shumë shpejt do të jetë plotësisht i gatshëm”, shtoi basketbollisti i Lakers.

Jodie Meeks, Pau Gasol dhe trajneri Mike D’Antonio, të gjithë shtuan lëvdatat e bëra nga Hill, të befasuar se sa mirë u paraqit Bryant në rikthimin e tij në parket, për sezonin e tij të 18-të.

Andaj, kur do të bëjë ai paraqitjen e parë këtë edicion? Kjo mbetet të shihet.

Rikthimi i Bryantit

Kobe Bryant, një prej basketbollistëve më të mirë i të gjitha kohërave, ka filluar të hënën stërvitjet e para pas më tepër se gjysmë viti, kur pësoi lëndim të rëndë në nyjën e këmbës. Los Angeles Lakers gjenden në Kinë, më saktësisht në Pekin, ku do të zhvillojnë një ndeshje përgatitore kundër rivalit nga Konferenca…

Sport

14/10/2013 18:00

Kobe Bryant, një prej basketbollistëve më të mirë i të gjitha kohërave, ka filluar të hënën stërvitjet e para pas më tepër se gjysmë viti, kur pësoi lëndim të rëndë në nyjën e këmbës.

Los Angeles Lakers gjenden në Kinë, më saktësisht në Pekin, ku do të zhvillojnë një ndeshje përgatitore kundër rivalit nga Konferenca Perëndimore në NBA, Golden State Warriors, të martën.

Në deklaratat për mediat amerikane, Bryant ka bërë të ditur se pret të jetë gati për 29 tetor, kur është e caktuar ndeshja e parë e NBA-së, ku Lakers do të zhvillojnë derbin e qytetit kundër Clippers.

“Ndihem shkëlqyeshëm. Kam përforcuar ritmin e stërvitjeve, dhe dua që më në fund të hyj në parket. Deri më tani kam vrapuar shumë, andaj jam kureshtar i madh të di se si do të gjendem në parket. Shpresoj të shpejtoj ritmin dhe ti bashkohem ekipit”, deklaroi Bryant.

LM