Rikthimi i barrikadës, provokim i rëndë

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, e ka mirëpritur heqjen e barrikadës mbi urën e lumit Ibër, por jo edhe rivendosjen e saj me dhjetëra pisha të vendosura në vazo të betonit.

Lajme

20/06/2014 09:01

Qehaja ka thënë për “Epokën e re” se ndërtimi i një barrikade tjetër në formë tjetër është një provokim I rëndë për ne si Kosovë. 

Ai ka kritikuar Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe KFOR-in që nuk vepruan kur serbët rikthyen sërish barrikadën.

“Në aspektin e sigurisë ma më ka befasuar fakti se si këtë veprim vetëm e ka shikuar Policia e Kosovës si spektatorë”, është shprehur Qehaja duke shtuar se është dashur të merren masa ndaj atyre që e thyejnë ligjin.

“Mënyra se si është bërë rikthimi i asaj barrikade ka qenë fyese për ne”, ka thënë Qehaja.