Rikthimi emocionues i Lampardit në ‘Stamford Bridge’

Frank Lampard është rikthyer në ‘Stamford Bridge’, tani si kundërshtar i Chelsea.

Sport

31/10/2018 20:19

Ish mesfushori i Kombëtares së Anglisë që tani drejton Derby County, do të përballet me ish skuadrën e tij, Chelsea në Kupën e Ligës.

40 vjeçari Lampard, pasi eliminoi Manchester Unitedin, tani para vetes ka një sfidë të veçantë kundër Chelseas, pjesë e së cilës skuadër ishte për 13 vite, ku shënoi arritjet më të mëdha në karrierë si futbollist.

Rikthimi i tij në ‘Stamford Bridge’, po përcillet me emocione të mëdha, si nga vetë Lampard, po ashtu edhe nga stafi në stadium, të cilët ende kanë të freskëta kujtimet me ish mesfushorin e tyre./Lajmi.net/