Riktheu sanksionet ndaj Iranit, Trump kërcënon: Biznes me ta, ose me ne! – Lajmi.net
Riktheu sanksionet ndaj Iranit, Trump kërcënon: Biznes me ta, ose me ne!
Autori: Lajmi.net BotaLajme 18:02, 7 August 2018
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar të gjithë ata që bëjnë tregti me Iranin, pas rikthimit nga ana e tij të sanksioneve mbi Republikën Islamike.

“Kushdo që bën biznes me Iranin nuk do të bëjë biznes me Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Seria e parë e sanksioneve hyri në fuqi gjatë natës, ndërsa sanksione edhe më të ashpra, që kanë të bëjnë me eksportet e naftës, do të fillojnë në nëntor.

Presidenti i Iranit tha se masat janë një luftë psikologjike, që synon të shkaktojë ndasi mes iranianëve.

Sanksionet pasojnë tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore, më herët këtë vit. Marrëveshja e negociuar gjatë Presidencës së Barack Obamës parashikonte që Irani të kufizonte aktivitetet e tij bërthamore, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Trump tha se marrëveshja ishte e njëanshme dhe ai beson se rikthimi i presionit ekonomik do të detyrojë Iranin të bjerë dakord për një marrëveshje të re dhe që t’u japë fund aktiviteteve keqdashëse të tij.

Vetëm Amerika është tërhequr nga marrëveshja, ndërsa firmëtarët e tjerë mbeten të angazhuar ndaj saj. Bashkimi Europian ka kundërshtuar sanksionet dhe ka premtuar se do të mbrojë kompanitë që bëjnë biznes të ligjshëm me Iranin. Por, ndërkohë, monedha iraniane ka humbur thuajse gjysmën e vlerës së saj që nga tërheqja amerikane, duke e vënë në vështirësi ekonominë e vendit.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO