Rikthehet Vaio për t’i “vrarë” laptopët MacBook dhe Surface Pro (Foto)

Së pari, mos e quani atë Sony. Ndoshta keni harruar, por Sony nuk është duke bërë më laptopë, duke u ndarë kështu nga marka Vaio.

Auto & Tek

23/11/2015 19:57

Japan Industrial Partners, që u bashkua me Vaio-në, ka punuar në një laptop të ri të cilin e ka quajtur Vaio Z Canvas.

Ky laptop ka për qëllim që t’i “vrasë” jo vetëm laptopët Surface Pro dhe tabletët e tjerë, por gjithashtu edhe linjën MacBook, transmeton lajmi.net.

Kështu, për ta bërë këtë, laptopi mbështetet në performancat e larta të tij që i ka. Ai ka një ekran 12.3 inç, një bërthamë i7 në CPU, 16GB RAM dhe 512GB hapësirë solide për ruajtjen e të dhënave.

Ka disa porte të mahnitshme: dy porte të plota USB 3.0, një port të vogël për një tjetër ekran që mund t’i bashkëngjitet, një port për HDMI që të bashkëngjitet me TV dhe një xhek të plotë për internet.

Një laptop i tillë sigurisht që kushton edhe shumë. Vaio Z Canvas fillon me një çmim prej $2,199 në versionin më të lirë, përderisa versioni më i shtrenjtë është $3,100. (lajmi.net)
vaio-5-1024x768 vaio-6-1024x768 vaio-7-1024x768 vaio-8-1024x768 vaio-9-1024x768vaio-1-1024x768vaio-3-1024x768