Rikthehet Sir Alex Ferguson

Sir Alex Ferguson ka gjetur një angazhim të ri. Ish menaxheri i Manchester Unitedit është emëruar ambasador i trajnerëve të UEFA’s. Presidenti i UEFA’s, Michel Platini njoftoi se Ferguson do të punojë me Federatën evropiane të Futbollit. Ferguson, një prej trajnerëve më të suksesshëm i të gjitha kohërave, u pensionua si menaxher i Manchester Unitedit…

Sport

24/01/2014 17:39

Sir Alex Ferguson ka gjetur një angazhim të ri. Ish menaxheri i Manchester Unitedit është emëruar ambasador i trajnerëve të UEFA’s.

Presidenti i UEFA’s, Michel Platini njoftoi se Ferguson do të punojë me Federatën evropiane të Futbollit.

Ferguson, një prej trajnerëve më të suksesshëm i të gjitha kohërave, u pensionua si menaxher i Manchester Unitedit në maj të vitit të kaluar pasi fitoi titullin e tij të 13’të në ligën e Anglisë.

“Sir Alex do të jetë kryetar i forumit të trajnerëve elitar që takohen çdo vit. Ai po ashtu do të jetë anëtar i grupit të studimeve teknike të Ligës së Kampionëve dhe Kampionatit evropian”, deklaroi Platini gjatë një konference për shtyp, pas takimit të Komitetit ekzekutiv të UEFA’s në Nyon të Zvicrës.

Kurse, Ferguson u shpreh i lumtur me detyrën e re. “Është nder dhe privilegj për mua të pranoj këtë rol si ambasador i UEFA-s”, u shpreh ish strategu legjendar skocez.