Rikthehet Rossi, ja ku do ta vazhdojë karrierën

Giuseppe Rossi shpreson në një mundësi për të rinisur karrierën e tij.

Sport

24/11/2018 08:28

Ish Reprezentuesi i kombëtares italiane cilësohet si njëri nga lojtarët më të pafat që ka pasur futbolli viteve të fundit, duke u përballur me shumë lëndime.

28 vjeçari edhe pse ka qenë pjesë e skuadrave të njohur gjatë karrierës së tij si Manchester United, Parma, Villarrea dhe Fiorentina, aktualisht është lojtar i lirë.

Rossi i cili po stërvitet në SHBA, shpreson që të ketë mundësinë të rinisë karrierën mes New York Red Bulls ose New York City.

Javë më parë ka pasur zëra se Rossi mund të rikthehet edhe në futbollin italian, në Serie C./Lajmi.net/