Rikthehet Ronaldo, rikthehen fitoret për Real Madridin

Real Madrid është rikthyer te fitorja në La Liga.

Sport

03/03/2018 22:35

Rikthimi i Cristiano Ronaldos në formacion, ka rikthyer te fitorja skuadrën kampione të Spanjës.

‘Los Blancos’ kanë arritur që në kuadër të xhiros së 27-të të mposhtin 3:1 Getafen, në një ndeshje ku shkëlqeu Cristiano Ronaldo.

Portugezi arriti që në këtë sfidë të realizoi dy gola, në minutat 45’ dhe 78’. Në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Gareth Bale.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Portillo.

Me këtë fitore, Reali numëron 54 pikë dhe renditet në vendin e tretë, ndërsa xhiron e ardhshme luan në udhëtim te Eibar./Lajmi.net/