Rikthehet NOKIA!

HMD Global ka zbuluar smartphone-in e parë Android nën emrin e Nokia.

Auto & Tek

16/01/2017 00:31

I quajtur Nokia 6, pajisja ka një ekran 14 cm me xham 2.5D Gorilla, memorie 64 GB, kamera të prapme 16 megapixel dhe një bateri 3,000 mAh.

Telefoni pritet të dalë në treg në fillim të këtij viti vetëm për 245 dollarë, por kompania finlandeze thotë se për momentin do të jetë i disponueshëm vetëm në Kinë.

Lançimi shënon smartphone-in e parë që mban emrin e firmës ikonike që nga viti 2014 kur Nokia Oyj zgjodhi të shiste të gjithë njësine të Microsoft.

3beff2b700000578-4102718-image-m-24_1483981834982