Rikthehet Nokia: HMD Global prezanton smartfonin Nokia 6, ja performancat (Foto/Video)

Nokia është rikthyer në treg, së fundmi HMD Global ka treguar se Nokia 6 është smartfoni i ri i cili mban emrin e markës së njohur të telefonave.

Auto & Tek

09/01/2017 19:31

Me një ekran 5.5 inç, 64GB memorie të magazinimit, kamerë 16 megapiksel dhe bateri prej 3000 mAh, ky është telefoni i ri Nokia, transmeton lajmi.net.

Smartfoni pritet që të dalë në shitje më vonë gjatë këtij viti, por pritet që në Kinë të jetë në dispozicion që tani.

Deri më tani ka pasur shumë thashetheme në lidhje me shuarjen dhe rikthimin e Nokias në tregun e telefonëve, por si duket dalja në treg e këtij smartfoni, konfirmon gjithçka, Nokia është përsëri në këtë treg./Lajmi.net/