Rikthehet Nokia 3310

Për ata që nuk e mbajnë mend, Nokia 3310 ishte celulari më popullor i prodhuar nga kompania finlandeze në vitin 2000 dhe u kthye në një legjendë për shkak të rezistencës që kishte si aparat. 

Auto & Tek

03/12/2014 11:46

Telefoni që binte nga kati i katërt dhe ishte ende në gjendje pune. Ky model ka shitur plot 125 milion aparate.Por tani Nokia ka vendosur ta rikthejë legjendën.

Kompania ka prezantuar një koncept të modelit të ri 3310 ku është integruar teknologjia më e fundit e telefonave celularë.

Një nga veçoritë më të rëndësishme të këtij modeli është kamera e pasme me një kapacitet të jashtëzakonshëm pre 41-megapixel dhe me elementin “Pure Vieë” për një qartësi më të lartë të imazhit.

Sistemi operativ do të jetë një version i modifikuar i Windows 8 i përshtatur për t’u përputhur me ekranin e ri touch-screen “Clear Diamond”.

Ende nuk është publikuar çmimi duke qenë se celulari ëshët ende një koncept, por duke gjykuar nga veçoritë, nuk pritet të jetë i lirë.