Rikthehet në skenë me grupin “Oda”, momenti kur këndon Dukagjin Lipa

Koncerti madhështor "Sunny Hill Festival" po ecën tejet mirë.

ShowBiz

10/08/2018 23:14

Në mesin e shumë artistëve që kanë performuar është edhe babai i Duas, Dukagjin Lipa, shkruan lajmi net.

Dukagjini është rikthyer në skenë me grupin “ODA”, pjesë e të cilit ishte edhe ai dikur. Në Instagram është Dua e cila ka publikuar disa video në momentin kur këndon babai i saj.

Siç shihet po mbretëron një atmosferë e mahnitshme nën performancën e artistit, Lipa. Nga ana tjetër Dua do të ngjitet në skenë në orën 00:40. /Lajmi.net/