Rikthehet në funksion B2-shi, KEK premton rrymë për Vitin e Ri

KEK njofton se kanë përfunduar me sukses të gjitha veprimet preventive në njësinë 2 të Termocentralit Kosova B, e cila u ndal sot (30 dhjetor) në orët e hershme të mëngjesit, me synim të arritjes së besueshmërisë së njësive gjeneruese.

Lajme

30/12/2014 19:15

Sipas një njoftimi të KEK-ut në ora 17:00, njësia B2 e Termocentralit Kosova B është kthyer në punë.

“Veprimet e ndërmarra në këtë njësi, e cila ishte në punë të pandërprerë tash e tre muaj, kontribuojnë prodhimit të sigurt të energjisë, që do të mundësoi bartësit të licencës (KEDS) ofrimin e një furnizimi stabil gjatë ndërrimit të motmoteve”, thuhet në njoftimin e KEK-ut./KosovaPress/