Rikthehet “minibusi” legjendar i Volkswagen: Vetura e preferuar e hipikëve sërish në treg me dizajn të ri (Foto) – Lajmi.net
Rikthehet “minibusi” legjendar i Volkswagen: Vetura e preferuar e hipikëve sërish në treg me dizajn të ri (Foto)
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 9:16, 9 August 2017
Volkswagen që nga viti 2015 është duke shqyrtuar seriozisht idenë që ta rikthej në prodhim “minibusin” e famshëm, por duket se kjo ide mund të realizohet shumë shpejt.

Drejtori Herbert Dies, ka konfirmuar se kompania do të fillojë prodhimin e “minibusit”, transmeton Telegrafi.

“Veturat emotive janë shumë të rëndësishme për markën tonë. Ne do të vazhdojmë të prodhojmë “bubën”, e në veçanti atë të dedikuar për tregun amerikan. Por do të punojmë edhe në prodhimin e “minibusit”, ka deklaruar Dies.

Minibusi ka qenë vetura e preferuar e gjeneratës së hipikëve dhe të atyre që pëlqejnë të shëtisin me vetura klasike, të cilët për vite me radhë kanë pritur që sërish të voziten me këtë veturë.

Duket se pritjes i ka ardhur fundi falë serisë së re të veturave elektrike që është duke i zhvilluar Volkswagen, duke përdorur platformën MEB.

“Minibusi” do të rikthehet në jetë si pjesë e I.D. Buz që futet në kategorinë e veturave elektrike. Koncepti i kësaj veture është prezantuar në panairin e veturave në Detroit.

Të gjithë adhuruesit e kësaj veture elektrike, do të mund të shijojnë vozitjen me “minibus” që me një mbushje të baterisë përshkon 483 kilometra. /Telegrafi/

Fjalët kyçe: dizajn të ri, minibus, Volskwagen

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bike Rivals
  • Play Stealth Sniper
  • Play Urban Basketball