Rikthehet Messi

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është përfshirë në ekip për ndeshjen e Copa del Rey kundër Getafes të mërkurën pas dy muajsh mungese për shkak të lëndimit. Reprezentuesi argjentinas pësoi një dëmtim në fitoren 4:1 ndaj Betisit në nëntor dhe prej aso kohe nuk luajti më. Messi mungoi në ndeshjen e parë të Barcelonës më…

Sport

07/01/2014 15:03

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është përfshirë në ekip për ndeshjen e Copa del Rey kundër Getafes të mërkurën pas dy muajsh mungese për shkak të lëndimit.

Reprezentuesi argjentinas pësoi një dëmtim në fitoren 4:1 ndaj Betisit në nëntor dhe prej aso kohe nuk luajti më.

Messi mungoi në ndeshjen e parë të Barcelonës më 2014 kundër Elches – edhe pse mori aprovimin e stafit mjekësor se është i gatshëm për lojë – por tani do të rikthehet në duelin e radhës kundër Getafes.

“Leo ndihet mirë. Ai ka stërvitur pa asnjë problem dhe është i gatshëm për lojë”, deklaroi Martino gjatë një konference për shtyp.

“Të gjithë janë të lumtur me rikthimin e tij. Do të vendosim të mërkurën nëse Leo do të paraqitet si titullar ose të fillojë ndeshjen nga bankina”, u shpreh strategu ai.